Policia e Elbasanit ka njoftuar se është arrestuar shtetasi Gazment Taçe, 45-vjeç, për kanosje ndaj vjehrrës dhe dyshimeve të ngritura se mund të ketë dëmtuar me xham vajzën e tij.
Burime nga policia thanë se arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Kodovajt, në gjendje të dehur, 45-vjeçari ka kanosur vjehrrën, shtetasen M.H., 79-vjeçe, banuese në fshatin Kodovajt, si dhe pas dyshimeve të ngritura se mund të ketë dëmtuar me xham vajzën e tij, shtetasen J.T., 19 vjeçe.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Gramsh, të cilët krynë arrestimin e tij, i kaluan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale; “Dhuna në familje” parashikuar nga nenet 130/a/2/3 i Kodit Penal.