Sulmuesi shqiptar, Shani Tarashaj mund të quhet zyrtarisht një futbollist i Evertonit në Premier Ligë.
Lajmi konfirmohet nga “Sky Sports”, sipas të cilëve, Tarashaj u transferua për 3 milionë paund dhe sot ka kryer vizitat mjeksore me ekipin anglez.
Megjithatë, aventura e tij me ekipin e ri do të nisë gjatë verës pasi ai do të huazohet për gjashtë muajt e ardhshëm në Grasshopers, skuadër ku luan aktualisht.
Tarashaj deri më tani ka luajtur me Zvicrën U-21. u përfol për një kalim të tijion te kombëtarja kuqezi, por trajneri De Biazi deklaroi para pak javësh se ky lojtar e ka derën mbyllur. (Panoramasport)