Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas seancës së Kuvendit, reagon PD-LSI: E drejta e opozitës për të folur u dhunua brutalisht nga Gramoz Ruçi

2018/06/21 at 7:31 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha transmeton fjalimin në Facebook, Rama shkëput internetin

Opozita ka reaguar me një letër të përbashkët nga kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, pas seancës së sotme parlamentare.

Letra bën me dije se votimi i maxhorancës për të ndërprerë diskutimet e opozitës, mohoi të drejtën kushtetuese të deputetëve të opozitës për të folur.

Opozita e konsideron një akt të paprecedentë, duke shënuar një rekord antikushtetues në veprimtarinë e Kuvendit.

“Votimi për t’i mohuar të drejtën e fjalës opozitës dhe pa lejuar diskutimin e deputetëve bën nul seancën e sotme plenare dhe të gjitha vendimet e marra”,-citohet nga letra.

Më tej, PD dhe LSI thekson se dhunimi brutal i të drejtës së opozitës për të folur nga Kryetari i Kuvendi dhe mazhoranca dëmton në mënyrë të parikuperueshme bashkëjetesën midis mazhorancës dhe opozitës në Parlament.

Letra e plotë, vijon si më poshtë: 

Seanca parlamentare e datës 21.06.2018, shënoi një akt të paprecedentë në historinë e Parlamentit Shqiptar.

Edhe pse deputetët e opozitës kishin regjistruar në sekretari kërkesën e tyre për të diskutuar për çështjet e përfshira në rendin e ditës, Kryetari i Grupit Palamentar të Partisë Socialiste, pasi njoftoi tërheqjen nga diskutimi të të gjithë deputetëve të mazhorancës, i kërkoi Kryetarit të Kuvendit që të ndërpriste diskutimet e deputetëve dhe të kalonte menjëherë në votimin e pikave të rendit të ditës. Një kërkesë e tillë, e padëgjuar kurrë më parë, nuk ka asnjë mbështetje ligjore dhe mohonte të drejtën e deputetëve të opozitës për të diskutuar.

Kryetari i Kuvendit në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, hodhi në votim kërkesën për të ndërprerë diskutimet, e cila u miratua po nga mazhoranca, duke i mohuar kështu të gjithë deputetëve të opozitës të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore për të diskutuar në seancë plenare, edhe pse ato nuk ishin tërhequr nga diskutimi.

Ky akt i paprecedentë për Parlamentin Shqiptar, ku hidhet në votim dhe miratohet një propozim për t’i hequr të drejtën e fjalës opozitës, shënon një tjetër rekord të errët dhe antikushtetuese në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. E drejta e fjalës së deputetëve të opozitës, si përfaqësues të popullit, është një e drejtë e pa mohueshme dhe që nuk varet në asnjë rrethanë apo arsye nga vullneti i mazhorancës. Ky akt bën nul seancën e sotme plenare dhe të gjitha vendimet e marra, pa lejuar diskutimin e deputetëve mbi to, dhe për pasojë seanca plenare duhet të rimblidhet me të njëjtin rend dite.

Nëse mazhoranca, për shkak të numrave në Kuvend, merr vendime se kur duhet të flasë apo nuk duhet të flasë opozita, atëherë akte të tilla shënojnë fundin e parlamentarizimit dhe dhunim më flagrant të demokracisë funksionale në vend.

Ne Kryetarët e Grupeve Parlamentare të opozitës, shprehim shqetësimin tonë të thellë për këtë akt të paprecedentë në Kuvendin e Shqipërisë dhe për dhunimin brutal që Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca i bëri sot të drejtës së opozitës për të folur në Parlamentin e shqiptarëve. Akte të tilla dëmtojnë në mënyrë të parikuperueshme bashkëjetesën midis mazhorancës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, dhe thellojnë edhe më tej klimin e mungesës së bashkëpunimit konstruktiv midis palëve.

Opozita shqiptare nuk do të tolerojë një dhunim të tillë flagantë të të drejtës së vet kushtetuese për të diskutuar në Parlament, si dhe shpreh të gjithë vullnetin e saj për të mos lejuar degradimin e Kuvendit deri në akte të tilla të paprecedentë për demokracinë në vend. E drejta e fjalës është mekanizimi i vetëm sesi opozita mund të përfaqësojë interesat e qytetarëve në sallën e Kuvendit. Nëse opozitës i mohohet edhe kjo e drejtë, atëherë prezenca jonë në Kuvend shndërrohet në fasadë, që nuk i shërben interesit publik dhe vetë funksionimin normal të Parlamentit.

Me respekt,

Kryetar i Grupit Parlamentar PD

Edmond Spaho

Kryetar i Grupit Parlamentar LSI

Petrit Vasili

Etiketa: dhunimi i fjalesgramoz ruciletra e perbashketopozitareagon PD-LSI

Ju sugjerojmë

Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..
Aktualitet

Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..

12 Korrik, 2025 1:22 pm
Rinis operacioni ndaj ndërtimeve pa leje në Theth/ Policia mbështet forcat e IKMT
Aktualitet

Rinis operacioni ndaj ndërtimeve pa leje në Theth/ Policia mbështet forcat e IKMT

12 Korrik, 2025 12:52 pm
Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve
Aktualitet

Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

12 Korrik, 2025 12:34 pm
Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…
Aktualitet

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…

12 Korrik, 2025 12:23 pm
E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
Aktualitet

‘Çmendet’ 44 vjeçari futet në lokal me sëpatë e kanos dy shtetas, vihet në pranga

12 Korrik, 2025 11:35 am
Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
Aktualitet

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

12 Korrik, 2025 11:22 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

12 Korrik, 2025 11:12 am
Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
Aktualitet

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

12 Korrik, 2025 10:43 am
(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
Para
VIDEO OPINION/ Dëshira për të njohur botën!

VIDEO OPINION/ Dëshira për të njohur botën!

DW: Rama shpëton kancelaren Merkel nga rrëzimi, merr refugjatët dhe hapjen e negociatave

DW: Rama shpëton kancelaren Merkel nga rrëzimi, merr refugjatët dhe hapjen e negociatave

Kërcënohet mesfushori kolumbian pas ndëshkimit me karton të kuq

Kërcënohet mesfushori kolumbian pas ndëshkimit me karton të kuq

TE FUNDIT

Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..

Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..
12 Korrik, 2025

Policia e Tiranës ka kesuestruar mallra, konkretisht veshje sportive të dyshuara të kontrabanduara. Sipas policisë vlera totale e mallrave kap...

Lexo më shumë

Rinis operacioni ndaj ndërtimeve pa leje në Theth/ Policia mbështet forcat e IKMT

Rinis operacioni ndaj ndërtimeve pa leje në Theth/ Policia mbështet forcat e IKMT
12 Korrik, 2025

Në Parkun Kombëtar të Thethit ka rinisur mëngjesin e sotëm operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje. Forcat e Inspektoratit...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve
12 Korrik, 2025

Kreu i qeverisë Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga Vlora, ku shihet lirimi i hapësirave publike, kryesisht në...

Lexo më shumë

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…
12 Korrik, 2025

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane ka marrë pjesë në konferencën e ECR (Konservatorët Europianë) të zhvilluar në Napoli të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com