Politikë

Pas rrëzimit të dekreteve, reagon Presidenca: Ftojmë të Çmendurën E. të…


               Publikuar në : 15:36 - 12/09/19 |
el ida

Pas rrëzimit nga mazhoranca të 8 dekreteve të Presidentit të vendit, Ilir Meta, ka reaguar zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, i cili tha se klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me ligjin dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi i është përgjigjur gjithashtu ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila sulmoi Presidentin nga foltorja e Kuvendit, duke i bërë thirrje të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor.

Postimi i plotë i Blushit:

“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.”

Pas