Sport

Pas Ronaldos, Juventus gati ofertën për një tjetër portugez


               Publikuar në : 17:12 - 15/04/19 |
Opi Nion

Pas Ronaldos, Juventusi po përgatitet marrë një tjetër portugez në skuadrën e saj.

Sipas sajtit spanjoll “AS”, bardhezinjtë  do t i paraqesin një ofertë Benfikës, për yllin e tyre Joao Felix.

Sipas “AS”, drejtori sportiv i Juventus do të zhvillojë një takim me menaxherin e lojtarit, Jorge Mendes për të diskutuar, për të ardhmen e mesfushorit.

Ndërkohë, Benfika ka vendosur një çmim të lartë për 19-vjeçarin, rreth 120 milionë euro. Paraqitjet e tij këtë sezon kanë “zgjuar” interesin e skuadrave më të mëdha të Europës.

Ndryshimet, në “zonjën e vjetër” mund të vinë nëse Paulo Dybala kalon tek Bayern Munich, ndërsa Felix shikohet si zëvendësuesi i denjë i tij/ Opinion.al E.Xh.

Pas