Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas rënies së popullaritetit, Putin premton zgjerimin e programeve sociale

2019/02/21 at 6:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas rënies së popullaritetit, Putin premton zgjerimin e programeve sociale

Një vit më parë, Presidenti rus Vladimir Putin fitoi në një proces electoral që u cilësua si “zgjedhje të pista”. Përballë kandidatësh të dobët, disa prej të cilëve mendohet se ishin kukulla të Kremlinit për t’i dhënë procesit pamjen e një konkurrence më serioze, zoti Putin u shfaq triumfator, duke u shprehur para përkrahësve të mbledhur me flamuj pranë Sheshit të Kuq të Moskës se “na pret suksesi”.


Por tani që mbeten vetëm pak javë nga një-vjetori i rizgjedhjes së tij, presidenti rus përballet me zhgënjim në rritje në popullatë dhe rënie të popullaritetit. Në një anketë të fundit, thuajse gjysma e të anketuarve thanë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar.

Zoti Putin, që ka qenë në pushtet që pas Boris Jelcinit në 1999, pritej të fitonte vjet, në një proces zgjedhor që ishte caktuar të përkonte me katër vjetorin e aneksimit të Krimesë nga Rusia. Shumë votues pro-Putinit të intervistuar nga Zëri i Amerikës vjet thanë se e përkrahnin pasi kishte rikthyer fuqinë e Rusisë dhe kishte transformuar vendin nga një fuqi rajonale në një aktor ndërkombëtar.

Por klima politike në vend ka ndryshuar që nga ajo kohë; aventurizmi në politikën e jashtme nuk ka më të njëjtin efekt, thonë analistët.

Në fjalimin e tij para parlamentit të mërkurën, udhëheqësi rus u duk se e kishte pranuar këtë fakt dhe nuk u ndal shumë tek politika e jashtme në dallim nga një vit më parë. Këtë vit ai u përqëndrua tek politika e brendshme.

Në përgjigje të padurimit publik për problemet ekonomike në vend, zoti Putin u zotua të rrisë shpenzimet për zhvillim dhe programet sociale si përfitime për fëmijët dhe ulje taksash për familjet. Ai premtoi se rritja ekonomike do të kalonte 3% brenda vitit 2021.

“Falë punës prej vitesh dhe rezultateve të arritura, tani mund t’i drejtojmë burimet financiare dhe ambicjet tona drejt zhvillimit të vendit,” tha zoti Putin.

Nëse me këto premtime do të arrijë të përmirësojë popullaritetin mbetet për t’u parë. Analistët thonë se rusët nuk pritet të kënaqen thjesht me fjalë kur është në diskutim cilësia e jetës dhe shërbimet publike. Ata përballen me probleme të përditshme reale si siguria e jetës në ndërtesa banimi jashtë standardit, si dhe mbeturinat që nuk mblidhen pasi landfillet janë të tejmbushura.

Vitin e kaluar mijëra vetë protestuan kur dhjetëra fëmijë në Volokolamsk pranë Moskës u sëmurën si rezultat, mendohet, i helmimit nga gazet toksike që lëshonte një landfill aty pranë.

Në të kaluarën, Presidenti Putin shfrytëzonte aventurizmin në politikën e jashtme për të ndrequr rënien e popullaritetit, por kjo nuk funksionon më thotë analisti Mikhail Dmitriev.

Ai thotë se anketat tregojnë se Kremlini ka përpara disa muaj të vështirë dhe se protestat dhe zemërimi popullor pritet të shtohen jo thjesht mes skeptikëve të Kremlinit në radhët e klasës së mesme, por edhe në zonat rurale e në qytete të vogla që tradicionalisht kanë qenë mbështetja kryesore e Vladimir Putinit.

Rritja e moshës së pensionit vjet solli rënie të popullaritetit për presidentin rus. Ulja e rrogave dhe problemet ekonomike e kanë dëmtuar më tej popullaritetin e tij. Të ardhurat në vlerë reale kanë rënë mbi 10% që nga viti 2014 dhe afro 40% e rusëve thonë se mirëqënia materiale është keqësuar gjatë 12 muajve të fundit.

Alexander Baunov i Qendrës “Carnegie” të Moskës shkruante në një koment redaksional disa ditë më parë se punëtorët e thjeshtë po bëhen më të paduruar me dështimet e Kremlinit për të sjellë përmirësim të standardit të jetesës, siç pat premtuar zoti Putin në fushatë.

“Ai po hyn gjithnjë e më shpesh në zënka me rusë të thjeshtë lidhur me politikat e tij. Në shtator, kur po vizitonte kantierin detar Zvezda në Lindjen e Largët ruse, filloi të zihej me punëtorët lidhur me rrogat,” thotë analisti Baunov.

Analisti shton se sistemi i vënë në funksionim nga Presidenti Putin vazhdon të dëshmojë mangësi të reja dhe se presidenti rus nuk do të jetë në gjendje të përmbushë premtimin për një ndarje më të drejtë të të mirave materiale “në kurriz të kapitalistëve të pasur në vend”. Fakti është që kapitalistë e pasur, për të cilët flet presidenti rus janë miq të tij dhe biznesmenë të fuqishëm me lidhje të ngushta me Kremlinin.

Etiketa: Vladimir Putin


Ju sugjerojmë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

6 Nëntor, 2025 4:30 pm
Greqia në krizë për furnizim me ujë
Te Fundit

Greqia në krizë për furnizim me ujë

6 Nëntor, 2025 3:50 pm
Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
Te Fundit

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

6 Nëntor, 2025 3:28 pm
Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
Sport

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

6 Nëntor, 2025 3:27 pm
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
Kryesore

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

6 Nëntor, 2025 3:01 pm
Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit
Rajoni

Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

6 Nëntor, 2025 2:27 pm
Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja
Kronikë

Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja

6 Nëntor, 2025 1:15 pm
Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ
Politikë

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ

6 Nëntor, 2025 12:15 pm
Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
Kryesore

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

6 Nëntor, 2025 12:12 pm
Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

6 Nëntor, 2025 12:10 pm
Para
Nikolla Gruevski: Nuk jam organizator i dhunës

Nikolla Gruevski: Nuk jam organizator i dhunës

Këngëtarja shqiptare tregon si u ndje kur mësoi se e ëma vuan nga kanceri

Këngëtarja shqiptare tregon si u ndje kur mësoi se e ëma vuan nga kanceri

Kriza politike, fjalimi i plotë i Edi Ramës

Kriza politike, fjalimi i plotë i Edi Ramës
















TE FUNDIT

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
6 Nëntor, 2025

Administrata Trump urdhëroi edhe anulimin e fluturimeve për shkak të shutdown. Ndër qytetet e prekura janë Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Çikagoja:...

Lexo më shumë

Greqia në krizë për furnizim me ujë

Greqia në krizë për furnizim me ujë
6 Nëntor, 2025

Ekspertët paralajmërojnë se Greqia po përballet me një mungesë gjithnjë e më të rëndë të ujit, me situatën më kritike...

Lexo më shumë

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
6 Nëntor, 2025

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka rrëfyer për herë të parë se si vrau vëllain e tij më të vogël pothuajse...

Lexo më shumë

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
6 Nëntor, 2025

Carlo Ancelotti, trajneri italian i ekipit kombëtar të Brazilit, u përball me kritika të ashpra gjatë Forumit të Trajnerëve Brazilianë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com