Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas rebelimit të kreut të Wagner, Putini nuk duket më i paprekshëm

2023/06/26 at 8:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pas rebelimit të kreut të Wagner, Putini nuk duket më i paprekshëm

Nga rebelim në tërheqje brenda 24 orësh – kryengritja e kreut të trupës Wagner, Prigoshin nxjerr në dritë dobësitë e sistemit sundues të Putinit. Si do të veprohet më tej pas rebelimit të fundjavës?


Kryengritja e trupës Wagner ishte rebelimi i një monstre të krijuar vetë, shkruan tagesschau në një analizë të saj (25.0.6). Vladimir Putin ka e mbështetur me vite krijimin e ushtrive private në Rusi, dhe trupa Wagner ka qenë më madhja dhe më e forta mes tyre. Për Putin ky ishte një konstrukt i përshtatshëm për një kohë të gjatë. Një trupë e trajnuar mirë rekrutësh që përdoret në konflikte si në Mali, Libi apo vende te tjera për të forcuar ndikimin e Rusisë dhe pretendimet e saj strategjike. Në të njëjtën kohë Rusia mund të mohonte, se ishte pjesë në këto konflikte. Për trupën Wagner u krijua një model joshës financiar, që i ndihmoi asaj të ketë qasje në zonat e konfliktit edhe në lëndët e para si floriri.

Modeli i Putinit i ushtrive private dështoi

Por lufta kundër Ukrainës e ktheu trupën Wagner në një faktor të brendshëm politik. Kreu i saj, Jevgeni Prigoshin rekrutoi luftëtarë në burgje dhe e ndihmoi me forcat shtesë ushtrinë ruse. Luftëtarët e tij u treguan më të motivuar në Ukrainë dhe Prigoshin ia bëri të ditur këtë opinionit në Rusi. Nëse është vërtet kështu, kjo është diçka tjetër, vetë gjeneralët rusë të ushtrisë e vinin gjithmonë në dyshim këtë.Por ndërkohë Prigoshin ishte i pamundur të kontrollohej më, konflikti me drejtuesit e ushtrisë ruse, ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shoigu dhe kreun e shtabit të përgjithshëm, Valeri Gerasimov që nga vjeshta ishte në shkallëzim e sipër- deri në sulme me gjasë të ushtrisë ruse ndaj ushtarëve Wagner – një konflikt që të shtunën (24.06.) shkallëzoi në mënyrë dramatike. Ushtritë private funksionojnë mbi bazën e luajalitetit dhe nënrendimin në sistemin ekzistues. Se sa mund të pavarësohen grupime të tilla duke rrezikuar vetë sistemin, këtë e treguan shumë qartë zhvillimet e së shtunës.

Ekspertja e Fondacionit Körber për Rusinë, Leslie Schübel thotë për ARD, se ky është “fundi i grupit Wagner, dhe nuk do t’i shohim më si në të shkuarën në luftime në Ukrainë. Edhe luftëtarët e tjerë ose do të rintegrohen në Ministrinë e Mbrojtjes me kontrata të reja, patjetër që nuk do të marrin pjesë më në luftime në Ukrainë. Megjithatë për momentin është e paqartë se si do të shkojnë zhvillmet.”

Dobësia e ushtrisë dhe shërbimeve informative

Brenda më pak se 24 orësh trupat e Prigoshin, sipas të dhënave të veta iu afruan Moskës rreth 200 km. Ata nuk ndeshën në ndonjë rezistencë të madhe. Nuk dihet, nëse marshimi i tyre do të kishte vazhduar me këtë ritëm, por dihet, se baza të rëndësishme ushtarake, si në Rostov, ushtarët e tij arritën t’i marrin pa probleme të mëdha. Një arsye për këtë është, se ushtria ruse e ka në Ukrainë një pjesë të madhe të ushtarëve apo në rajonet kufitare. Përparimi i shpejtë është një tregues se si është gjendja e mbrojtjes brenda vendit. Kryengritja është dështim edhe për shërbimet informative, ata me sa duket nuk arritën të identifikonin kryengritjen të shtunën. Sipas të dhënave në media, shërbimet sekrete amerikane para disa ditësh kanë mësuar për përgatitje të caktuara dhe kanë informuar anëtarët e kongresit amerikan. Trupat ruse ky rebelim i gjeti të papërgatitura.

Prigoshin si alternativë?

Kur në vitin 1992 pjesë të ushtrisë u ngritën kundër presidentit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorvatçov, populli ishte kundër puçistëve. Nga Rostovi dhe Voroneshi të shtunën nuk erdhën njoftime për kundërshtime të trupave të Prigoshin. Videot në mediat sociale kanë treguar më shumë njerëzi që i përshëndesnin trupat dhe shprehnin miratimin për ta. Edhe pse video të tilla nuk mund të verifikohen ato mund të jenë një sinjal, se trupat dhe Prigoshin shihet si një alternativë për të pakënaqurit në Rusi. Një faktor mund të jetë që Prigoshin e tregonte veten gjithmonë në front, ndryshe nga drejtuesit e ushtrisë ruse.

Trupat e Prigoshin perceptohen në Rusi si luftëtarë brutalë të suksesshëm dhe ultranacionalistë. Ky kombinim me sa duket prek shumë rusë. Opozita përndiqet, nacionalizmi është i dëshiruar, ky kaq qenë edhe mesazhi jo i drejtpërdrejtë i Putinit. Po kjo krijon hapësira për aktorë si Prigoshin, për sa kohë që respektojnë rregullat e lojës. Kryengritja e fundjavës tregoi, se ky model ka rreziqet dhe kufijtë e tij.

Pasojat e së shtunës do të tregohen në javët e ardhshme

Putin i ka ndjekur për disa muaj pa komentuar pretendimet e ngritura nga Prigoshin dhe kritikat e ashpra kundër ushtrisë ruse të bëra publikisht. Ditën e revoltës madje ai as nuk e përmendi me emër Prigoshin dhe trupat e tij. Deklarata e tij për “thikën pas shpine” mbeti pa pasojë. Tani ata duhet të integrohen, si ishte e planifikuar, në ushtrinë ruse, nëse e duan këtë. Putin në këtë konflikt u paraqit i pavendosur dhe hezitues, ndryshe nga imazhi i liderit të vendosur që ai paraqet dhe që bën shumë ta ruajë.

Deri tani pushteti i Putinit bazohej në premtimin e stabilitetit: një shtet pak e shumë funksionues, që qytetarëve të tij pak a shumë u ofron një nivel të caktuar sado minimal të jetesës, nga ana e tyre qytetarët e linin atë të bënte politikën e vet. Ky model ka pësuar çarje. Putin mbështetej tek shërbimet informative zyrtare dhe jo zyrtare ka qenë deri tani faktori balancues mes interesave konkurruese, edhe ky model nuk funksionon më si më parë, si e tregoi edhe kryengritja e Prigoshin, edhe pse ai sipas fjalëve të veta nuk drejtohen kundër Putinit por lidershipit të ushtrisë. Por nuk është më e sigurtë që Putini pas 24 qershorit mund t’i mbajë nën kontroll rivalitetet e shërbimeve.

Se çfarë do të thotë kjo për sundimin e Putinit në nivel afatmesëm e afatgjatë nuk dihet. Presidenti rus, sipas vlerësimeve të vëzhguesve do që të rizgjidhet vitin e ardhshëm. Për këtë ai ndryshoi edhe kushtetutën në vitin 2020. Nuk dihet, nëse ky plan funksionon. Pasojat e së shtunës do të tregohen në javët e ardhshme. Me kryengritjen e së shtunës kundër Putinit mundësia e fundit të regjimit të tij është për qytetarët më e dukshme. Mendimi, se mund të ketë edhe president tjetër veç Putinit ka hyrë në mendjet e njerëzve, thotë ekspertja e Fondacionit Körber, Lesli Schübel./DW

Etiketa: PrigoshinPutinrusiwagner


Ju sugjerojmë

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve
Aktualitet

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve

2 Korrik, 2025 3:03 pm
Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit

2 Korrik, 2025 2:46 pm
“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…
Aktualitet

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…

2 Korrik, 2025 2:29 pm
“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët
Aktualitet

“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët

2 Korrik, 2025 2:20 pm
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat

2 Korrik, 2025 1:54 pm
Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”
Aktualitet

Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”

2 Korrik, 2025 1:50 pm
Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit
Aktualitet

Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit

2 Korrik, 2025 1:45 pm
Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu

2 Korrik, 2025 1:42 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza

2 Korrik, 2025 1:32 pm
Blendi Himçi për zjarrin në Elbasan: Prej korrupsionit, po helmohen qytetarët!
Aktualitet

Blendi Himçi për zjarrin në Elbasan: Prej korrupsionit, po helmohen qytetarët!

2 Korrik, 2025 1:25 pm
Para
Rama poston pamjet mahnitëse të Drilonit

Rama poston pamjet mahnitëse të Drilonit

Mazhorancë absolute për Mitsotakis, sulmohet me molotov zyra e PASOK

Mazhorancë absolute për Mitsotakis, sulmohet me molotov zyra e PASOK

Tre policët e rrëmbyer të Kosovës dalin sot para gjykatës në Serbi

Tre policët e rrëmbyer të Kosovës dalin sot para gjykatës në Serbi
















TE FUNDIT

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve
2 Korrik, 2025

Avokati i Popullit ka reaguar pak momente më parë në lidhje me abuzimin seksual në Fier, ku ka shprehur shqetësimin...

Lexo më shumë

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit
2 Korrik, 2025

Kanosi me thikë një shtetas dhe theu masën e sigurisë arrest në shtëpi, arrestohet nga policia një 36-vjeçari. Si rezultat...

Lexo më shumë

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…
2 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane si dhe deputeten e PD,...

Lexo më shumë

“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët

“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët
2 Korrik, 2025

Gjatë një bashkëbisedimi në Cërrik, kryeministri Rama deklaroi se kërkohet një plan ose një model nga ana e fermerëve edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com