Bota

Pas qeseve plastike dhe pelenave, maskat kundër COVID-19 ndotin detet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 07/06/21 |
Opi Nion

Epidemia e koronavirusit përveç numrit të lartë të humbjes së jetëve, solli dhe një tjetër pasojë atë të ndotjes detare.

Mediat e huaja kanë njoftuar se koronavirusi ka ndotur shumë zonën detare jashtë qytetit të Bawan në provincën Filipine të Batanga,teksa paraqitet si një destinacion popullor zhytjeje.

Zhytësit  dhe vendasit kanë raportuar sëfundmi një rritje në numrin e maskave të fytyrës të përdorura gjatë pandemisë së COVID-19.

 “Ndoshta ndodh sepse disa turistë që hipin në anije mbështjellin maskën e tyre rreth njërit vesh në mënyrë që të dalë ose të tjerët thjesht nuk e hedhin atje ku duhet,” thotë Arnel Vergara, një zhytës profesionist Filipinas që zhytet në zonë.

Ndërkohë Carmela Sevilla, një mësuese zhytjeje, thotë se maskat u shtohen qeseve plastike, pelenave dhe materialeve të paketimit që ndotin detet e rajonit gjatë sezonit të turistik.

Nga ana e tij, Giro Maranan, një zyrtar i zyrës turistike në Provincën Batanga, tha se autoritetet ishin në dijeni të çështjes dhe po drejtonin iniciativa për pastrimin./Opinion.al

Pas