Anëtarët e Parlamentit Evropian po i kërkojnë Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë të shqyrtojë lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin bjellorus, Alexander Lukashenka.
Sipas konferencës për shtyp të parlamentit, ligjvënësit deklarojnë se Bjellorusia është përgjegjëse për dëmet e shkaktuara dhe krimet e kryera në Ukrainë, duke përfshirë edhe rolin e regjimit në transferimet e paligjshme të fëmijëve.
Raporti u bën thirrje institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm në nivel ndërkombëtar për të mundësuar ndjekjen penale të atyre udhëheqësve politikë dhe ushtarakë bjellorusë përgjegjës për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin.
Ligjvënësit theksojnë se meqenëse Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar tashmë urdhër-arreste për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova, eurodeputetët i bëjnë thirrje GJNP-së që të shqyrtojë një urdhër-arrest të ngjashëm për Lukashenkën.
Anëtarët e Parlamentit Evropian besojnë se Këshilli i BE-së duhet gjithashtu të zgjerojë listën e individëve bjellorusë dhe rusë të sanksionuar nga BE-ja, duke përfshirë ata të përfshirë në dëbimet e detyruara të fëmijëve ukrainas.
Për më tepër, ligjvënësit evropianë i bënë thirrje BE-së të zhvillojë një strategji për të ruajtur pavarësinë e Bjellorusisë dhe për të lehtësuar tranzicionin e saj demokratik./Opinion.al