Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest për ish-ministrin rus të Mbrojtjes, Serghei Shoigu, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov .
Sipas medias italiane SkyTg24, ata akuzohen për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”.
Gjykata Penale Ndërkombëtare tha në një deklaratë se dy urdhër-arrestet u lëshuan pasi gjyqtarët gjetën se kishte arsye të forta për të besuar se Shoigu dhe Gerasimov ishin përgjegjës për “sulmet me raketa të kryera nga forcat e armatosura ruse kundër infrastrukturës së energjisë elektrike të Ukrainës” në periudhën prej 10 tetor 2022 deri, të paktën, 9 mars 2023. ”
Kujtojmë se më herët Gjykata e Hagës ka lëshuar një urdhër-arrest edhe për vetë presidentin rus.