Pas protestës masive ditën e djeshme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të dy postimeve ka shprehur falenderimet e tij për qytetarët që morën pjesë e po ashtu për partitë e tjera opozitare që po mbështesin PD në këto dite proteste.
Nëpërmjet një videomesazhi të shpërndarë në “Facebook” ka falënderuar të gjithë shqiptarët që morën pjesë në protestën e opozitës që u mbajt dje në Tiranë. Gjithashtu të gjithë aleatët e tij partiak për të cilët shprehet se ndjehet me fat për gjithë mbështetjen që ata i kanë dhënë.
Ja dy reagimet e Bashës