Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Sipas informacioneve, takimi po mbahet në ambientet e Kryeministrisë.
Takimi i Kim me Ramën vjen pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe protestave të “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” dhe opozitës.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian./ Opinion.al