Aktualitet

Pas problemeve me frymëmarrjen 46-vjeçari ndërron jetë, ja çfarë dyshohet


               Publikuar në : 21:06 - 25/02/20 |
Al Do

Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Senatoriumit në Tiranë pasi u transportua me urgjencë nga Berati me probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Viktima është Vjetar Alushi nga Skrapari. Ai ishte paraqitur mëngjesin e sotëm në urgjencën e Beratit ku sipas mjekëve atje, ai kishte simptoma gripale, temperaturë, kollë, dhimbje kokë, probleme të rënda me frymëmarrjen dhe rrufë.

Dyshimet e bluzave të bardha janë se ai mund të ishte i infektuar me gripin e derrit (AH1N1). Në këto kushte ai u transportua drejt Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ku iu mor mostra për të kryer në laboratorin e ISHP-së analizën.

Fatkeqësisht ai ndërroi jetë ndërsa përgjigjet e analizave të tij nuk kanë dalë ende. /Opinion.al

Pas