Kryesore

Pas popullsisë, konfirmohet edhe tkurrja në arsim


               Publikuar në : 10:01 - 13/05/19 |
geliano fataj

Këtë vit shkollor në Shqipëri janë regjistruar 11,500 më pak nxënës e studentë krahasuar me vitin 2017. Në publikimin e të dhënave të fundit të INSTAT vihet re se frekuentimi i institucioneve arsimore në Shqipëri po ulet.

Sipas të dhënave reduktimin më të madh të nxënësve e ka patur sistemi 9-vjeçar me 4.1%. Megjithatë pjesëmarrja në këtë nivel arsimi në raport me popullsinë e moshës shkollore (GER, Raporti i Regjistrimeve Bruto) është 99.7%. Kjo shifër vjen prej faktit se arsimi 9-vjeçar është i detyrueshëm.

Atëherë rënia e numrit të përgjithshëm të nxënësve vjen si pasojë e emigracionit dhe rënies së numrit të lindjeve.

Në vitin 2018 morën pjesë në arsimin 9 vjeçar 95.6 % nxënës të grup moshës 6-14 vjeç në krahasim me popullsinë përkatëse, përkundrejt 96.5 % të tyre, në vitin 2017.

Në arsimin e mesëm pjesëmarrja ishte, 77.4 % përkundrejt 76.7 % që ishte në vitin 2017. Rënia në sektorin e arsimit në Shqipëri është pjesë e një trendi që ka filluar që nga viti 1990. Sipas INSTAT ky sektor është reduktuar me 30% si në numrin e nxënësve, mësuesve dhe shkollave.

Ajo që bie në sy përveç rënies së numrit të nxënësve është edhe reduktimi i trupës arsimor. Nga viti 1991 kemi një reduktim me 33%, 14,700 më pak arsimtarë. Rrjedhimisht kjo rënie ka sjellë edhe një rënie me 35% të numrit të shkollave që nga viti 1991.

Rreth 150 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit për shkak se numri i nxënësve po bie me ritme të shpejta në disa qarqe të vendit./ Opinion.al

Pas