Një atentat i mirorganizuar dyshohet se u ka marrë jetën dy personave në Vlorë.
Sipas informacioneve viktimat po udhëtonin me një automjet kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje.
Për pasojë, sikurse duket edhe nga foto mjeti i viktimave ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Ndërkaq vetëm pak minuta më pas në Frakull të Fierit është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e atentatit.
Për shkak të atentatit në autostradë, është krijuar radhë e gjatë automjetesh që shkojnë drejt qytetit bregdetar të Vlorës.