Bota

Pas përplasjeve, Greqia dhe Qipro gati sanksionet kundër Turqisë


               Publikuar në : 17:26 - 17/06/19 |
Opi Nion

Pas aktiviteteve për kërkimet e gazit në ishullin mesdhetar të Qipros, Greqia dhe Turqia kanë nisur përsëri shkëmbimin e akuzave mes njëra-tjetrës.

Athina javën e ardhshme ka paralajmëruar penalitete kundër Ankarasë nga pala europiane. Turqia pretendon se është në të drejtën e saj të shfrytëzojë zonat ekonomike që i përkasin.

Ndërkohë, Greqia dhe Qipro kanë paralajmëruar sanksione kundër Turqisë nëse nuk ndalen aktivitetet e saj në zonën ekonomike ekskluzive të ishullit mesdhetar.

Që nga muaj  maj  një anije turke e pajisur me sonda shpimi është ankoruar në perëndim të Qipros me synimin për të shfrytëzuar rezervat e gazit të zbuluara në vitin 2011.

Në lidhje me të cilaën kryeministri grek, Aleksis Cipras, tha të dielën se pala greke dhe ajo qipriote po bashkërendojnë aksionet diplomatik kundër Ankarasë.

Shkelja e ligjit ndërkombëtar nuk është shenjë force, por dobësie. Kushdo që provohet se ka shkelur të drejtat sovrane të Greqisë, Qipros apo ligjin ndërkombëtar, duhet të përballet me pasojat. Greqia së fundmi ka formuar aleanca dhe gëzon mbështetje ndërkombëtare më të fortë se kurrë”,-tha Cipras./ Opinion.al E.Xh.

Pas