Era Istrefi performoi përkrah këngëtarëve me famë botërore Will Smith dhe Nicky Jam në finalen e Kupës së Botës.
Ata ndezën stadiumin e Luzhikit në Moskë me ‘Live It Up’.
Pas performancës Will Smith i ka bërë një dedikim Erës në një postim në Instagram.
“Ti je një shpirt i bukur dhe delikat. Unë të vlerësoj ty. Vazhdo të buzëqeshësh,”-shkruan ai.
Ndërsa këngëtarja shqiptare ka komentuar: “Falemiderit që ekziston.”