Aktualitet

Pas përballjes së Ramës në “Opinion” Manastirliu premton fishat e diabetit falas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 09/04/22 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Paneli i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, i organizuar para Kongresit të Partisë Socialiste, u shpreh se lista e barnave me rimbursim do të zgjerohet më tej në ndihmë të kategorisë së pensionistëve.

“Siguruam për më shumë se 400 mijë qytetarë dhe vijojmë të sigurojmë barna të rimbursueshme, ku alernativa e parë dhe e vetme në listën e rimbursimit të barnave është falas, por a duhet të bëjmë më shumë? Patjetër që po. Në do të mundësojmë që pensionistët, që grupet më në nevojë, ata pensionit që kanë pensione jontë larta, të mundet të aksesojnë edhe një listë të pasisjeve mjeksore sikurse janë fishat e diabetit”, deklaroi Manastirliu.

LEXO EDHE – Rama tha se fishat e diabetit rimbursohen, zonja nga publiku: Nuk është e vërtetë

Kujtojmë se kjo deklaratë e ministres vjen dy ditë, pasi në studion e “Opinion” Kryeministri Rama u përball me një qytetare e cila pohoi se paguante për fishat e diabetit pjesën më të madhe të pensionit të saj./Opinion.al

 

Pas