Pak ditë pas kryerjes së operacionit kirurgjikal në dy krahët, i burgosuri i regjimit Emiliano Shullazi është transferuar në ambientet e qelisë 41-bis “Jordan Misja”.
Transferimi i tij është bërë rreth orës 17:25 nën masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave Renea dhe Policisë së Shtetit.
Gjatë transferimit të tij nga ambientet e spitalit ku ndodhej për mjekim prej datës 18.03.2022 deri në ambientet e regjimit nuk është regjistruar asnjë incident.
Kujtojmë se Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda. Ai akuzohet dhe është dënuar për disa ngjarje të rënda kriminale në vend.