Kronikë

Pas ngjarjes në Himarë, policia e Sarandës bllokon 3 mjete lunduese



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 03/08/22 |
Opi Nion

Policia ka bllokuar tre mjete lundruese në Sarandë, pas ngjarjes së rëndë ku ditën e djeshme një skaf përplasi për vdekje një vajzë 7 vjeçe. Mjetet lundrues nuk kishin as dokumentet përkatëse.

Policia thotë se gjatë 2 muajve të fundit, Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar 29 mjete lundruese, konkretisht 14 skafe dhe 15 “Jet ski”.

Por, pavarësisht bilancit që jep policia në plazhet shqiptare mjetet lundruese qarkullojnë pa asnjë pengesë në vendet ku ka pushues, duke rrezikuar në çdo moment jetët e qytetarëve.

Po ashtu, policia thotë se ka gjobitur pronarët e 3 mjeteve lundruese “Jet ski”, të bllokuara mbrëmjen e djeshme, të cilët kryen manovra të rrezikshme, duke rezikuar jetën e pushuesve, në plazhin e quajtur “Gjiri i Lapajve”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqeshin disa shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit, kanë bërë të mundur lokalizimin e 3 mjeteve lundruese “Jet ski”. Pas lokalizimit të tyre, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkua me masë administrative 10.000 lekë të rinj, shtetasi R. H., 24 vjeç, banues në Sarandë, pronar i një mjeti lundrues dhe me masë administrative 20.000 lekë të rinj, shtetasi R.Ç., 21 vjeç, banues në Sarandë, pronar i dy mjeteve lundruese (10.000 lekë për secilin mjet)”-thotë policia./ Opinion.al

Pas