Aktualitet

Pas ngjarjes në Himarë, Gledis Nano inspekton masat për sigurinë në plazhe



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:47 - 06/08/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, inspektoi masat shtesë të marra për rritjen e sigurisë në plazhe.

Nano, i shoqëruar nga Drejtori i DVP Lezhë Drejtues i Parë Vehbi Bushati, zhvilloi një takim me efektivët e Policisë së Shëngjinit dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë.

Drejtori i Përgjithshëm  i policisë ka kërkuar nga drejtuesit e strukturave, si dhe nga efektivët, angazhim për zbatimin e detyrave dhe masave shtesë me qëllim  parandalimin e  ngjarjeve që cënojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve në plazhe e zona turistike.

“Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike. Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm”,-tha Nano.

Gjatë vrojtimit me dylbi dhe kamera nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues në zonat ku ka pushues.

Masat shtesë vijnë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase përplasi për vdekje një vajzë 7 vjeçe.

Pas