Skulptori Arben Bajo është ndarë nga jeta pasi ishte prekur nga Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga miku i tij Arbër Kadia, i cili përmes një postimi në rrjetin Facebook, njofton se Bajo nuk ia doli dot.
“Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Kadia.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, miqtë dhe të afërmit e tij kishin bërë thirrje për dhurim gjaku për skulptorin dhe pedagogun, por pas kalimit në terapi intensive,53-vjeçari nuk ja ka dalë./Opinion.al