Që prej ndarjes nga këngëtarja Miley Cyrus, aktori Liam Hemsworth është kthyer në vendlindjen e tij në Australi dhe po qëndron në shtëpinë e të vëllait Chris.
Më herët është thënë në media se ai ka anuluar çdo aktivitet, për shkak të mungesës së produktivitetit të tij në këtë periudhë.
Gjithashtu në mediat e huaja është publikuar lajmi se ai po qëndron shumë kohë me mikeshën e tij Isabel Lucas, e cila po e ndihmon të kalojë mërzinë nga divorci.
Sipas mediave të huaja ajo është një këshilluese shumë e mirë për Liam si dhe po e ndihmon të largojë mendjen nga e gjithë situata me Mileyn.
Lucas ka mbetur mike e afërt e familjes edhe pas lidhjes që ka patur me vëllain e Liam, aktorin Chris Hemsworth./Opinion.al/