Kur menduam se gjërat mes Selena Gomez dhe The Weeknd po shkonin mirë, gjithçka u kthye përmbys. Ata u ndanë, Selena u rikthye të ish-i Justin Bieber.
The Weeknd bëri një album të tërë pasi iu thye zemra dhe nuk mbaron këtu. Selena i dha fund lidhjes me Bieber dhe ky i fundit u fejua me modelen Hailey Baldwin.
Duket si një histori filmash e trilluar por Selena Gomez e ka vuajtur shumë të gjithë këtë situatë.
Të paktën kështu rrëfen ajo për revistën “ELLE”, për të cilën ka folur për herë të parë pas ndarjes nga The Weeknd dhe Justin Bieber.
“Ishte një periudhë e vështirë”, thotë Selena teksa sqaron se terapia më e mirë pas ndarjes ishte takimi me të ëmën dhe disa femra që i janë gjendur pranë saj.
“I kisha të gjitha aty, duke më inkurajuar, dhe ishte një nga ato momentet që i imagjinon kur je një vajzë e vogël dhe bisedon me mamin dhe hallat dhe mendon: Ja çfarë po ndodh në jetën time”.
Epo Selena sapo na vërtetoi se terapia më e mirë pas ndarjes është të telefonosh mamin dhe shoqet dhe ato do të dinë sesi të të sjellin humorin.