Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas ndarjes Hueyda gjen dashurinë: Partneri im nuk kërkon të zërë vendin e babait tek Gabrieli

2018/01/01 at 2:18 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas ndarjes Hueyda gjen dashurinë: Partneri im nuk kërkon të zërë vendin e babait tek Gabrieli

I ruan me fanatizëm detajet e dashurisë që po jeton Hueyda el Saied. Do të donte të tregonte shumë për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën, por siç thotë duke qeshur, po aq sa është e dashuruar me të, po aq është edhe xheloze. Mjafton të thuhet që ata kanë shumë vite që njihen dhe se kjo miqësi tanimë është shndërruar në një lidhje të fortë, fundi i së cilës mund të merret me mend… Por si ka ndikuar kjo lidhje tek ajo dhe i biri, Gabriel? Si janë sot marrëdhëniet me të atin e Gabrielit? Për këto dhe të tjera, për festat dhe dhuratat e këtij fundviti, Hueyda ka rrëfyer për “revistawho.com.

Hueyda na ke treguar se po jeton një histori të bukur dashurie. Na thuaj diçka më shumë, kush është djali që të ka rrëmbyer zemrën?

Do të doja shumë t’ju tregoja sepse është një njeri që mbart shumë virtyte, por po aq sa jam e dashuruar me të jam dhe xheloze e s’dua ta ndaj me të tjerët (qesh).

Është një histori që ka nisur kur? Si jeni njohur dhe në ç’fazë është kjo lidhje?

Ne jemi njohur shumë vite më parë, por për arsye personale dhe profesionale nuk shiheshim shpesh, ama kur takoheshim si miq bisedonim sikur të kishim një ditë pa u parë… Është fillimi i një lidhjeje të bukur, të ardhmen po jua lë ta imagjinoni (qesh).

A e ke prezantuar me djalin? A janë miqësuar ata të dy?

Po, janë takuar dhe janë kënaqur duke luajtur.

A të mundon dilema se sa do ta pranojë djali, si do të jetë kjo lidhje mes ju të treve në një periudhë afatgjatë?

Gabrieli ka një baba, të cilin e do shumë dhe parneri im nuk kërkon të zërë vendin e të atit… Unë mendoj se ku ka dashuri, ka vend për të gjithë…

A ke besim tek dashuria “deri sa vdekja të na ndajë”?

Për momentin jemi gjallë dhe dua ta shijoj këtë marrëdhënie, por nëse ka një jetë pas vdekjes, atëherë dashuria jonë s’do të shterrojë kurrë…

Si janë sot marrëdhëniet me babain e Gabrielit?

Një marrëdhënie logjike, delikate, komplekse, një koktejl pikant që i shkon për shtat një ndarjeje ku në mes është një fëmijë.

Si shkuan Krishtlindjet dhe ku do ta kaloni mbrëmjen e ndërrimit të viteve?

Gabrieli i kaloi Krishtlindjet me të atin, ndërsa unë me partnerin e zemrës. Vitin e Ri do ta kalojmë së bashku në Holandë tek mami im.

Çfarë dhurate mori Gabrieli?

Gabrieli është në fazën ku njeh të gjithë llojet e kamionëve dhe makinave dhe Babagjyshi i solli shumë kamionë dhe makina.

Si është jeta jote në Luksemburg, larg vëmendjes së syve kureshtarë?

Plot sfida. Sapo mora provimin në lidhje me deontologjinë financiare. Në 2018-ën dua të specializohem në këtë fushë. Por në të njëjtën kohë s’do të lë pas dore karrierën artistike, pikturën dhe letërsinë… Mendoj se 2018-ta do të jetë një vit plot gjëra të bukura. Përfitoj nga rasti t’u uroj të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, një 2018 plot gëzime, buzëqeshje dhe shëndet! / Revistawho.com (Foto: Pirro Beati)

  

Etiketa: dashuriagabrielihueyda




Ju sugjerojmë

Naomi Campbell flet për varësinë e saj ndaj drogës
InstaBIZ

Naomi Campbell flet për varësinë e saj ndaj drogës

21 Shtator, 2023 4:16 pm
Angelina Jolie “flet” shqip
InstaBIZ

Angelina Jolie “flet” shqip

19 Shtator, 2023 4:09 pm
Më 1 nëntor Elsa Lila vjen me koncert recital në Tiranë
InstaBIZ

Më 1 nëntor Elsa Lila vjen me koncert recital në Tiranë

17 Shtator, 2023 8:11 pm
Ndarja e çmimeve të muzikës, Taylor Swift dhe Shakira triumfojnë në MTV
InstaBIZ

Ndarja e çmimeve të muzikës, Taylor Swift dhe Shakira triumfojnë në MTV

13 Shtator, 2023 4:08 pm
Kanabis në banesë, arrestohet Enca. Këngëtarja: E kultivoja për përdorim vetjak
InstaBIZ

Kanabis në banesë, arrestohet Enca. Këngëtarja: E kultivoja për përdorim vetjak

12 Shtator, 2023 8:49 am
FOTO/ Vetëm me geta dhe një jastëk, e dashura e Kanye West “shokon” italianët
InstaBIZ

FOTO/ Vetëm me geta dhe një jastëk, e dashura e Kanye West “shokon” italianët

8 Shtator, 2023 4:24 pm
Stefi rigjen dashurinë 7 vjet pas humbjes së bashkëshortes, tregon si e pritën vajzat
InstaBIZ

Stefi rigjen dashurinë 7 vjet pas humbjes së bashkëshortes, tregon si e pritën vajzat

6 Shtator, 2023 12:44 pm
Video/Interpretoi me flamurin serb, Rita Ora: Nuk pashë qartë se kujt shteti i përkiste
InstaBIZ

Video/Interpretoi me flamurin serb, Rita Ora: Nuk pashë qartë se kujt shteti i përkiste

27 Gusht, 2023 2:57 pm
Dua Lipa publikon fotot, ja si e festoi ditëlindjen e saj në Ibiza
InstaBIZ

Dua Lipa publikon fotot, ja si e festoi ditëlindjen e saj në Ibiza

23 Gusht, 2023 3:55 pm
Vdes në moshën 80-vjeçare Toto Cutugno
InstaBIZ

Vdes në moshën 80-vjeçare Toto Cutugno

22 Gusht, 2023 5:46 pm
Para
A është kjo prova se Edi Rama ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë?

A është kjo prova se Edi Rama ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë?

Gjashtë parashikimet e Nostradamusit që mund të ndodhin në vitin 2018

Gjashtë parashikimet e Nostradamusit që mund të ndodhin në vitin 2018

Me qetësi dhe dashuri, Monika dhe Iliri zbulojnë pak më shumë nga festat e tyre

Me qetësi dhe dashuri, Monika dhe Iliri zbulojnë pak më shumë nga festat e tyre














TE FUNDIT

Deputeti gjerman për vrasjen e policit në Kosovë: Çfarë arsyetimi do të ketë Vuçiç?

Deputeti gjerman për vrasjen e policit në Kosovë: Çfarë arsyetimi do të ketë Vuçiç?
24 Shtator, 2023

Vrasja e efektivit të policisë së Kosovës Afrim Bunjaku nga grupe ende të paidentifikuara, ka shkaktuar reagime të ashpra në...

Lexo më shumë

Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët

Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët
24 Shtator, 2023

Policia e Kosovës dhe konkretisht Njësia Speciale e saj, ka ndërhyrë në Manastirin ku fshihen personat e armatosur të cilët...

Lexo më shumë

Vjosa Osmani mbështetje për policinë: Kosova është e përjetshme

Vjosa Osmani mbështetje për policinë: Kosova është e përjetshme
24 Shtator, 2023

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmes një publikimi në rrjetet sociale ka shprehur mbështetje për Policinë e Kosovës në këto...

Lexo më shumë

Policia e Kosovës konfirmon vrasjen e agresorit të tretë në Banjskë

Policia e Kosovës konfirmon vrasjen e agresorit të tretë në Banjskë
24 Shtator, 2023

Ka shkruar në 3 numri i agresorëve të vrarë në Banjskë sipas konfirmimit të policisë. Përmes një komunikate për media,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com