Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas ndarjes Hueyda gjen dashurinë: Partneri im nuk kërkon të zërë vendin e babait tek Gabrieli

2018/01/01 at 2:18 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas ndarjes Hueyda gjen dashurinë: Partneri im nuk kërkon të zërë vendin e babait tek Gabrieli

I ruan me fanatizëm detajet e dashurisë që po jeton Hueyda el Saied. Do të donte të tregonte shumë për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën, por siç thotë duke qeshur, po aq sa është e dashuruar me të, po aq është edhe xheloze. Mjafton të thuhet që ata kanë shumë vite që njihen dhe se kjo miqësi tanimë është shndërruar në një lidhje të fortë, fundi i së cilës mund të merret me mend… Por si ka ndikuar kjo lidhje tek ajo dhe i biri, Gabriel? Si janë sot marrëdhëniet me të atin e Gabrielit? Për këto dhe të tjera, për festat dhe dhuratat e këtij fundviti, Hueyda ka rrëfyer për “revistawho.com.


Hueyda na ke treguar se po jeton një histori të bukur dashurie. Na thuaj diçka më shumë, kush është djali që të ka rrëmbyer zemrën?

Do të doja shumë t’ju tregoja sepse është një njeri që mbart shumë virtyte, por po aq sa jam e dashuruar me të jam dhe xheloze e s’dua ta ndaj me të tjerët (qesh).

Është një histori që ka nisur kur? Si jeni njohur dhe në ç’fazë është kjo lidhje?

Ne jemi njohur shumë vite më parë, por për arsye personale dhe profesionale nuk shiheshim shpesh, ama kur takoheshim si miq bisedonim sikur të kishim një ditë pa u parë… Është fillimi i një lidhjeje të bukur, të ardhmen po jua lë ta imagjinoni (qesh).

A e ke prezantuar me djalin? A janë miqësuar ata të dy?

Po, janë takuar dhe janë kënaqur duke luajtur.

A të mundon dilema se sa do ta pranojë djali, si do të jetë kjo lidhje mes ju të treve në një periudhë afatgjatë?

Gabrieli ka një baba, të cilin e do shumë dhe parneri im nuk kërkon të zërë vendin e të atit… Unë mendoj se ku ka dashuri, ka vend për të gjithë…

A ke besim tek dashuria “deri sa vdekja të na ndajë”?

Për momentin jemi gjallë dhe dua ta shijoj këtë marrëdhënie, por nëse ka një jetë pas vdekjes, atëherë dashuria jonë s’do të shterrojë kurrë…

Si janë sot marrëdhëniet me babain e Gabrielit?

Një marrëdhënie logjike, delikate, komplekse, një koktejl pikant që i shkon për shtat një ndarjeje ku në mes është një fëmijë.

Si shkuan Krishtlindjet dhe ku do ta kaloni mbrëmjen e ndërrimit të viteve?

Gabrieli i kaloi Krishtlindjet me të atin, ndërsa unë me partnerin e zemrës. Vitin e Ri do ta kalojmë së bashku në Holandë tek mami im.

Çfarë dhurate mori Gabrieli?

Gabrieli është në fazën ku njeh të gjithë llojet e kamionëve dhe makinave dhe Babagjyshi i solli shumë kamionë dhe makina.

Si është jeta jote në Luksemburg, larg vëmendjes së syve kureshtarë?

Plot sfida. Sapo mora provimin në lidhje me deontologjinë financiare. Në 2018-ën dua të specializohem në këtë fushë. Por në të njëjtën kohë s’do të lë pas dore karrierën artistike, pikturën dhe letërsinë… Mendoj se 2018-ta do të jetë një vit plot gjëra të bukura. Përfitoj nga rasti t’u uroj të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, një 2018 plot gëzime, buzëqeshje dhe shëndet! / Revistawho.com (Foto: Pirro Beati)

  

Etiketa: dashuriagabrielihueyda


Ju sugjerojmë

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…
InstaBIZ

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

10 Gusht, 2025 8:10 am
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Para
A është kjo prova se Edi Rama ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë?

A është kjo prova se Edi Rama ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë?

Gjashtë parashikimet e Nostradamusit që mund të ndodhin në vitin 2018

Gjashtë parashikimet e Nostradamusit që mund të ndodhin në vitin 2018

Me qetësi dhe dashuri, Monika dhe Iliri zbulojnë pak më shumë nga festat e tyre

Me qetësi dhe dashuri, Monika dhe Iliri zbulojnë pak më shumë nga festat e tyre
















TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com