Pas miratimit të qeverisë së re në Kosovës, Isa Mustafa, kreu i LDK i cili arriti më në fund marrëveshjen me Albin Kurtin pas 4 muajsh, uron këtë të fundit për postin e kryeministrit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mustafa vë në dukje se të dyja palët ecën ngadalë, me vështirësi, por në fund arritën në cak.
Kreu i LDK thotë se qeverisë së re i duhet dhënë hapësirë për të punuar pasi pritshmërinë janë të mëdha.
Statusi i Mustafës
Uroj Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar.
Ecëm ngadal, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj.
Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka leht! IM/ Opinion.al