Policia e Elbasanit është përfshirë nga ndryshime strukturore pas masakrës së Elbasanit ku mbetën tre persona të vdekur dhe tetë të plagosur.
Kështu, është larguar shefi i komisariatit në Elbasan. Oltion Kumbulla emërohet zëvendës shef te komisariati nr 4 në Tiranë.
Zv.Drejtori i policisë në Elbasan transferohet në Korçë. Shkëlqim Pepkola nga zv.drejtor i Policisë Elbasan transferohet dhe emërohet zv.drejtor i Policisë Korçë.
Skënder Hitaj nga zv.drejtor në Lezhë transferohet dhe emërohet zv.drejtor në Elbasan.
Luan Arifi deri tani Shef Komisariati në Komisariati e Policisë Mat, transferohet dhe emërohet Shef Komisariati i Policisë Elbasan.