Gjykata e Lartë ka urdhër lirimin nga burgu të njërit prej anëtarëve të bandës së Durrësit.
Ai është Indrit Taullai, ndaj të cilit Gjykata e Lartë ka urdhëruar lirimin nga burgu, raporton ABC News.
Indrit Taullai është dënuar me 25 vite burg si pjesë e bandës së Durrësit.
Gjashtë muaj më parë (dhjetor 2016) gjykata liroi Lul Berishën, kreun e bandës së Durrësit. Lul Berishës iu dha liria me kusht edhe pse kishte afro 3 vite për të shlyer të plotë dënimin. /Opinion.al