Bota

Pas lisë së majmunëve, rishfaqet ‘murtaja e derrit’ në Itali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:50 - 10/06/22 |
Opi Nion

“Murtaja e derrave”, një sëmundje që shkaktohet nga derrat e egër sapo është shfaqur në një fermë të vogël në zonën e Lazios në Itali. Autoritetet italiane bënë me dije se janë zbuluar dy raste pozitive.

“Murtaja e derrave të shkaktuar nga derrat e egër hyn në një fermë të vogël. Në fakt, u zbuluan dy raste të pozitivitetit. Të gjitha kafshët do të vriten menjëherë nga shërbimet veterinare të ASL dhe mbledhja e task-forcës është duke u zhvilluar”,  tha Këshilltari për Shëndetësinë në Rajonin e Lazios, Alessio D’Amato.

Pothuajse pesëdhjetë mijë derra të rritur në Lazio janë të rrezikuar nga murtaja afrikane e derrave, e cila shpesh është vdekjeprurëse për këto kafshë, por megjithatë nuk është e transmetueshme te njerëzit dhe nuk shfaq asnjë problem që ka të bëjë me mishin që shitet në treg.

Autoritetet thanë se është e nevojshme vendosja e masave mbështetëse për sektorin e derrave për të mbrojtur të ardhurat e mbarështuesve por edhe për të ndërhyrë për një frenim vendimtar të transmetimit të sëmundjes.

Kujtojmë se në Itali janë shfaqur edhe raste të Lisë së majmunëve.

Pas