Vetëm pak ditë pasi Bamir Topi konfirmoi dorëheqjen nga drejtimi i Frymës së Re Demokratike, kanë dhënë dorëheqjen edhe kryetari i degës Tiranë të kësaj partie Andi Seferi dhe disa anëtarë të saj.
Në shkresën e siguruar nga opinion.al shkruhet: “Kryesia e degës Tiranë të Partisë Fryma e Re Demokratike deklaron: Dorëheqjen e parevokueshme të drejtuesve dhe një pjesë të anëtarëve të kryesisë së degës të FRD Tiranë nga të gjitha funksionet politike dhe partiake”./Opinion.al