Pass lajmeve për arrestimin e tij ish-deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar për herë të parë me anë të një statusi në “Facebook”.
“Nuk ka asnjë ndalesë apo arrest për ish-deputetin Eduart Ndocaj. Kjo foto është live nga trageti qe po udhëton drejt Italisë. Sa i përket çështjes ne fjale se shpejti do te publikojmë një deklarate nga avokati i tij ne Shqipëri. Mediat është mire te bëjnë verifikime para se te nxjerrin lajmin. Kjo është abc e gazetarisë serioze”, shkruan Ndocaj në “Facebook”.