InstaBIZ

Pas lajmeve për divorcin vjen reagimi i parë nga Miley Cyrus


               Publikuar në : 08:42 - 12/08/19 |
xhu lia

Divorci mes këngëtares Miley Cyrus dhe aktorit Liam Hemsworth pas vetëm disa muaj martese ishte i papritur. Sipas mediave të huaja dyshimet për një ndarje mes tyre kanë ardhur që kohë më parë, kur Miley u fotografua pa unazën e martesës në gisht.

Gjithashtu burime afër tyre kanë pohuar se ata kishin shumë debate dhe ziheshin gjatë gjithë kohës më njëri-tjetrin.

Pas gjithë vëmendjes mediatike të marrë, Miley ka reaguar në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë duke lënë të kuptohet se ndarja ishte një proces që ajo nuk e ndaloi dot.

Ajo ka publikuar një foto ku ndodhet në një mal dhe krahas saj shkruan:

“Mos e luftoni evolucionin, sepse nuk do fitosh kurrë. Si mali mbi të cilin po qëndroj, i cili dikur ishte nën ujë, i lidhur me Afrikën, ndryshimi është i paevitueshëm. Babai im më ka thënë gjithmonë: ‘Natyra nuk nxiton kurrë, por është gjithmonë në kohë’. Më mbushet zemra me paqe dhe shpresë duke e ditur se kjo është e vërtetë. Më është mësuar ta respektoj planetin dhe ky është një proces të cilit i jam përkushtuar njësoj si me veten”,-përfundon shkrimi i këngëtares në foto.

Miley dhe Liam kishin së bashku mbi 10 vjet të lidhur, ndonëse në këtë 10-vjeçar ka patur edhe ndarje mes tyre./Opinion.al/

Pas