Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas kthimit në ushtri,Forca e Sigurisë së Kosovës certifikon brezin e parë

2019/08/09 at 3:11 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas kthimit në ushtri,Forca e Sigurisë së Kosovës certifikon brezin e parë

Forcës së Sigurisë së Kosovës sot i është bashkuar gjenerata e para e rekrutëve të rinj pas miratimit të ligjeve për shndërrimin e saj në ushtri të Kosovës.

Të premten 337 pjesëtarë të rinj të kësaj forcave, nga të cilët 52 femra dhe 22 pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë, u rreshtuan në kazermat e ushtrisë në ceremoninë e certifikimit të tyre.

Ministri i Mbrojtjes në dorëheqje, Rrustem Berisha tha se synimi i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO dhe se me ushtarët e rinj tha ai, kjo e ardhme do të jetë e sigurt.

“Jemi duke punuar me partnerët tanë strategjik që misioni i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kapacitetet që janë të parapara me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të arrihen konform planit dhe të jemi të gatshëm që të kryejmë detyrat tona, obligimet tona dhe të jemi faktor i paqes jo vetëm në Kosovës por edhe më gjerë”, tha ai.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se ushtria e vendit do të vazhdoj procesin e fuqizimit dhe profesionalizmit të saj për t’u bërë gati për periudhën e anëtarësimit në NATO.

“Me ju, Kosova ndihet më e sigurt, në të tashmen dhe të ardhmen e saj. Së bashku po ndërtojmë një ushtri e cila pasqyron shpirtin liridashës të popullit tonë, vlerat mbi të cilat qëndron shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, vizionit tonë për të marr vendin që na takon në strukturat politike dhe ushtarake perëndimore dhe partneritetin e fuqishëm me demokracitë e lira perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Zoti Veseli tha se kjo ushtri është një element i domosdoshëm për paqe dhe qëndrueshmëri në rajon.

“Ne nuk kërcënojmë askënd, kurrë s’e kemi bërë këtë gjatë historisë sonë por as nuk do të lejojmë askënd të na cenoj lirinë dhe shtetin tonë. Integriteti territorial dhe kufijtë e shtetit tonë janë të shenjtë, janë të paprekshëm sot dhe gjithherë”, tha zoti Veseli.

Mundësia që kufijtë e Kosovës dhe Serbisë të bëhen pjesë e një procesi bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, ishte hedhur në verën e vitit të kaluar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçic dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Derisa presidenti serb fliste për vënie kufiri, duke nënkuptuar shkëputjen e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe bashkimin me Serbinë, presidenti Thaçi angazhohej për “korrigjimin e kufijve”.

Partitë politike në Kosovë kanë kundërshtuar vazhdimisht ndryshimin e kufijve si mënyrë për arritjen e një marrëveshjeje.

Aktualisht procesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë mbetet i pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar.

Mos pezullimi i tarifave çoi edhe në përplasje te partitë politike të koalicionit qeverisës. Një pjesë e vëzhguesve në Kosovë thonë se këto përplasje çuan edhe në prishjen e koalicionit qeverisës dhe dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj./VOA

Etiketa: certifikohetkosoveushtri

Ju sugjerojmë

Eksperti i IT: Videoja ku aludohej se ishte Luana Vjollca, rezulton e montuar në një studio
-U tha në Opinion

Eksperti i IT: Videoja ku aludohej se ishte Luana Vjollca, rezulton e montuar në një studio

2 Tetor, 2023 10:51 pm
Video/Klonim i zërit, për 30 minuta Blendi Fevziu flet arabisht dhe në gjuhën kineze
-U tha në Opinion

Video/Klonim i zërit, për 30 minuta Blendi Fevziu flet arabisht dhe në gjuhën kineze

2 Tetor, 2023 10:40 pm
Tensionet me Kosovën, Vuçiç: Nuk duam asnjë lloj përplasjeje me NATO-n
Rajoni

Tensionet me Kosovën, Vuçiç: Nuk duam asnjë lloj përplasjeje me NATO-n

2 Tetor, 2023 10:39 pm
Policia aksion në Vlorë, shoqërohen disa persona
Kronikë

Policia aksion në Vlorë, shoqërohen disa persona

2 Tetor, 2023 10:09 pm
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës

2 Tetor, 2023 9:59 pm
“Varem, po mori Lekët ai”, ish-drejtorit i kalojnë 12 pagat sipas gjykatës
Aktualitet

“Varem, po mori Lekët ai”, ish-drejtorit i kalojnë 12 pagat sipas gjykatës

2 Tetor, 2023 9:41 pm
VIDEO/ I ka “ikur shikimi”, por punon mbi zetor, rastet e zhvatjes së fondeve të Kempit
Aktualitet

VIDEO/ I ka “ikur shikimi”, por punon mbi zetor, rastet e zhvatjes së fondeve të Kempit

2 Tetor, 2023 9:31 pm
Spekulimet për videon erotike ku shfaqet Luana Vjollca, eksperti i IT: E prodhuar nga inteligjenca artificiale
Aktualitet

Spekulimet për videon erotike ku shfaqet Luana Vjollca, eksperti i IT: E prodhuar nga inteligjenca artificiale

2 Tetor, 2023 8:54 pm
Mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas, Policia Kufitare ndihmon turistin zvicerian
Aktualitet

Mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas, Policia Kufitare ndihmon turistin zvicerian

2 Tetor, 2023 8:46 pm
Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi
Rajoni

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

2 Tetor, 2023 8:37 pm
Para
Calavera: Kundër çdo kompromisi që dëmton shtetin ligjor në Shqipëri

Calavera: Kundër çdo kompromisi që dëmton shtetin ligjor në Shqipëri

I nxehti afrikan në Holandë i merr jetën qindra personave

I nxehti afrikan në Holandë i merr jetën qindra personave

Kolaudimi, shtyhet liberalizimi i tregut

Kolaudimi, shtyhet liberalizimi i tregut

TE FUNDIT

Eksperti i IT: Videoja ku aludohej se ishte Luana Vjollca, rezulton e montuar në një studio

Eksperti i IT: Videoja ku aludohej se ishte Luana Vjollca, rezulton e montuar në një studio
2 Tetor, 2023

Eksperti i IT Blerim Gjeladini, deklaroi në emisionin “Opinion” se video e publikuar në rrjet, për të cilën u tha...

Lexo më shumë

Video/Klonim i zërit, për 30 minuta Blendi Fevziu flet arabisht dhe në gjuhën kineze

Video/Klonim i zërit, për 30 minuta Blendi Fevziu flet arabisht dhe në gjuhën kineze
2 Tetor, 2023

Gazetari Blendi Fevziu ka prezantuar këtë mbrëmje në studion e “Opinion”, një video në të cilën ai shfaqet duke folur...

Lexo më shumë

Tensionet me Kosovën, Vuçiç: Nuk duam asnjë lloj përplasjeje me NATO-n

Tensionet me Kosovën, Vuçiç: Nuk duam asnjë lloj përplasjeje me NATO-n
2 Tetor, 2023

Në një intervistë për CNN, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se trupat ushtarake janë tërhequr nga kufiri me...

Lexo më shumë

Policia aksion në Vlorë, shoqërohen disa persona

Policia aksion në Vlorë, shoqërohen disa persona
2 Tetor, 2023

Mbrëmjen e sotme Policia e Vlorës është duke kryer kontrolle blic në qytetin e Vlorës. Mësohet se gjatë aksionit që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com