Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas Konventës së mbajtur sot nga LSI ka shprehur vlerësuar kontributin e ish-kryetarit, Petrit Vasili në drejtimin e LSI-së.
Postimi i Monika Kryemadhit në Facebook:
Jam ende e emocionuar nga konventa e sotme e LSI, nga mbështetja dhe energjia që më dhatë të gjithë ju në sallë dhe qindra e mijëra të tjerë që na ndoqët nga ekrani apo rrjetet sociale. ?? Unë do të doja t’ju shtrëngoja duart të gjjthëve, t’ju shprehja edhe njëherë mirënjohjen për besimin dhe energjinë që na jepni çdo ditë. Por në veçanti dua të falenderoj mikun dhe bashkëluftëtarin tim të hershëm dhe shumë të dashur, Petrit Vasilin, këshillat dhe mbështetja e të cilit kanë qenë dhe do të mbeten shumë të rëndësishme për mua si politikane dhe si drejtuese e LSI. Ndihem krenare që do të jemi në krah të njëri-tjetrit në betejën tonë të madhe opozitare. LSI do të jetë opozita pa kompromis, kundër tiranisë së një qeverie të inkriminuar, të korruptuar dhe të marrë peng nga oligarkët. Të gjithë së bashku do të jemi zëri dhe forca kundër mafias në pushtet.