Bota

Pas kontaktit me një person të infektuar izolohet Boris Johnson  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:24 - 15/11/20 |
Opi Nion

Kryeministri britanik Boris Johnson ka hyrë në izolim pasi ka marr kontakt me një person të infektuar nga Covid 19. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e tij për shtyp, që njofton se kryeministri është mirë dhe nuk pati ndonjë simptomë.

Johnson u takua me disa deputetë të enjten në mëngjes, mes të cilëve edhe Lee Anderson, i cili më pas shfaqi simptoma të COVID-19 dhe doli pozitiv

“Kryeministri është mirë dhe nuk ka ndonjë simptomë të COVID-19,” thuhet në njoftim.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit anglez, ai do të ndjekë rregullat dhe do izolohet në Downing Street, ku do të vazhdojë të punojë.

Kujtojmë se Boris Johnson e ka kaluar Covid -19, duke qëndruar madje edhe disa ditë në spital./Opinion.al

 

 

 

Pas