Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon

2025/08/20 at 4:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i telefonoi liderit bjellorus, Aleksandr Lukashenko, vetëm disa orë para takimit me Vladimir Putinin javën e kaluar në Alaskë, duke i befasuar shumë vëzhgues dhe politikanë.


Trumpi shkroi në rrjetet sociale – duke e përshkruar Lukashenkon si “president shumë të respektuar” – se biseda e tij me të ishte përqendruar tek lirimi i 1.300 të burgosurve politikë.

Sipas Valer Kavaleuskit, kreut të një organizate në mërgim të quajtur Agjencia e Çështjeve Euro-Atlantike, theksi i Trumpit mbi të burgosurit politikë ishte thellësisht simbolik.

“Trump e vendosi çështjen humanitare, lirimin e të burgosurve politikë, në krye të mesazhit të tij”, tha Kavaleuski për Radion Evropa e Lirë (REL).

“Kjo thekson se negociatat humanitare janë të përshtatshme si për Minskun, ashtu edhe për Uashingtonin. Ato shmangin çështjet e vështira, si gjeopolitika apo lufta në Ukrainë, ndërkohë që duken bujare dhe të denja, sepse lidhen me jetën e njerëzve”, nënvizoi ai.

Për Lukashenkon, i kritikuar prej kohësh dhe i izoluar nga Perëndimi si diktator dhe aleat i ngushtë i Putinit, telefonata e Trumpit përfaqësonte një përparim diplomatik.

“Një dhuratë për Lukashenkon”

Valer Karbalevich, analist politik për Shërbimin bjellorus të REL-t, tha se kjo telefonata ishte “dhuratë e madhe” për Lukashenkon, sepse i mundëson një rrugë kthimi pas shkatërrimit të marrëdhënieve me Perëndimin kur i shtypi brutalisht protestat masive kundër manipulimit në zgjedhjet e vitit 2020.

“Lukashenko është i kënaqur”, shkroi ai. “Ai ndien qartazi një shqetësim psikologjik sepse, tash e pesë vjet, vendet perëndimore nuk e kanë njohur si president të Bjellorusisë”.

Por, Kavaleuski mendon ndryshe: “Edhe me letra të dobëta në dorë, si i panjohur, nën kontrollin rus dhe i përfshirë në agresion kundër Ukrainës, Lukashenko arriti të lidhej me Trumpin… Kjo nuk ishte dhuratë. Ishte rezultat i një diplomacie të synuar dhe të aftë të bjellorusëve”.

Svyatlana Tsikhanouskaya, udhëheqësja opozitare bjelloruse në mërgim, përshëndeti përpjekjet e Trumpit për lirimin e të burgosurve politikë në Bjellorusi, por kërkoi vazhdimin e trysnisë ndaj regjimit të Lukashenkos.

“Ky është mision i rëndësishëm humanitar nga presidenti [Trump] – ta shpëtojë jetën e njerëzve të pafajshëm. Ne tani presim që regjimi i Lukashenkos të ndalë plotësisht shtypjen dhe të lirojë të gjithë njerëzit e pafajshëm nga burgu, një hap thelbësor drejt paqes, lirisë dhe pajtimit. Dhe, derisa kjo të ndodhë, nuk duhet të ketë ndryshim në politikën ndaj regjimit”, shkroi Tsikhanouskaya në rrjetet sociale.

Lukashenko deri tani ka dhënë pak hollësi. Sekretarja e tij për shtyp, Natallya Eismant, tha vetëm se “puna në këtë drejtim është duke u zhvilluar”.

Organizatat për të drejtat e njeriut janë skeptike.

Paval Sapelka nga qendra bjelloruse për të drejtat e njeriut, Vyasna, theksoi se shtypja është intensifikuar muajt e fundit, edhe pse herë pas here fal të burgosurit.

“Autoritetet po dëshmojnë procese paralele. Shtypja po vazhdon dhe po përkeqësohet, sipas disa treguesve. Ndërkohë, disa persona lirohen me falje, ndonjëherë me dëbim të menjëhershëm, gjë që është e papranueshme”, tha Sapelka për REL-in.

“Asnjë nuk ka folur për ndalimin e arrestimeve apo për ndonjë zbutje politike”, shtoi Dzmitry Yahorau nga Fondacioni BySol, i cili ndihmon viktimat e shtypjes në Bjellorusi.

Maryna Kasinerava nga Dissidentby, që mbështet të burgosurit politikë, tha se më shumë se 1.300 njerëz mund të jenë burgosur për shkak të kundërshtimit të regjimit.

“Sistemi ka bërë gjithçka për të fshehur krimet kundër të drejtave të njeriut, përfshirë mbylljen e orareve gjyqësore”, tha ajo.

Kasinerava paralajmëroi se Lukashenko mund të kryejë “transferime të dhunshme” në vend të lirimit të të burgosurve.

“Regjimi mund të dëbojë njerëz me thes mbi kokë. Kjo nuk ka të bëjë aspak me lirinë në kuptimin e shëndetshëm të fjalës”, tha ajo.

“Mungesë shprese”

Që nga viti 2020, Vyasna ka dokumentuar 360 falje në Bjellorusi. Të paktën tetë individë janë dëbuar drejtpërdrejt nga burgu pavarësisht se mbanin vetëm shtetësi bjelloruse. Në pesë vjetët e fundit, 8.532 njerëz janë përballur me akuza penale të motivuara politikisht dhe 7.299 janë dënuar.

Për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, mundësia e lirimit të 1.300 të burgosurve do të ishte historike.

Por, ata theksojnë se, përderisa shtypja nuk ndalet, një hap i tillë do të jetë më shumë një manovër taktike sesa një ndryshim sistemik.

Megjithatë, Kavaleuski tha se angazhimi i Trumpit me Lukashenkon, ashtu si përpjekjet e tij për të sjellë paqe në Ukrainë, mund të jenë një burim inkurajimi.

“Ende ka mungesë shprese si në Bjellorusi, ashtu edhe në Ukrainë për momentin. Njerëzit në të dyja vendet e shohin Trumpin si dikë që, megjithëse jo i përsosur, është i gatshëm të angazhohet dhe të përpiqet të zgjidhë krizat me të cilat përballen”, tha ai.

Politikëbërësit evropianë, në kontrast, kanë mbajtur distancë, duke qëndruar tek sanksionet e ashpra dhe izolimi, gjë që, sipas Kavaleuskit, e bën më të rëndësishëm angazhimin e Trumpit.

“Mbase nuk është rruga e duhur. Ndoshta nevojiten lëshime, përfshirë realitetin se Lukashenko mbetet në pushtet. Por, kjo ofron një mundësi për t’i liruar njerëzit nga burgu dhe për ta ngadalësuar shtypjen” theksoi ai.

Për momentin, interesimi i Trumpit për Lukashenkon ka thyer një bllokadë disavjeçare. Mbetet e paqartë nëse kjo tregon thjesht një gjest humanitar apo fillimin e një kanali të ri diplomacie amerikane.

Për opozitën bjelloruse, shqetësimi është se gjestet humanitare të Trumpit mund të hapin derën për legjitimimin e Lukashenkos pa sjellë reforma themelore./REL



Ju sugjerojmë

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit
Bota

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit

10 Shtator, 2025 2:18 pm
PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit
Kryesore

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit

10 Shtator, 2025 1:31 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

10 Shtator, 2025 1:10 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

10 Shtator, 2025 12:53 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij

10 Shtator, 2025 12:12 pm
Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë
Bota

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë

10 Shtator, 2025 11:33 am
Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim
Bota

Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim

10 Shtator, 2025 11:14 am
Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak
Bota

Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak

10 Shtator, 2025 11:10 am
I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu
Kronikë

I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu

10 Shtator, 2025 10:06 am
Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi
Bota

Erdogan: Jemi me Katarin deri në fund, Izraeli nuk do paqe

10 Shtator, 2025 9:58 am
Para
111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Evropë janë 4-fishuar që nga viti 2023

Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Evropë janë 4-fishuar që nga viti 2023

Izraeli do thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë

Izraeli do thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë
















TE FUNDIT

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit
10 Shtator, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Poloni, ku dronët rusë shkelën...

Lexo më shumë

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit
10 Shtator, 2025

PD mbledh sot Kryesinë e saj, e para mbledhje që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në këtë...

Lexo më shumë

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
10 Shtator, 2025

Dy ditë para mbledhjes së parë të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike ka...

Lexo më shumë

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

Auto-Skicë
10 Shtator, 2025

Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, ka caktuar seancën e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Seanca e parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com