Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pas kërcënimit ndaj Bashës qëndron fiks Edi Rama!”

2017/04/14 at 6:26 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pas kërcënimit ndaj Bashës qëndron fiks Edi Rama!”

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se pas kërcënimit të kreut të PD-së Lulzim Basha është kryeministri i vendit. Berisha analizon disa raste dhe deklarata të Ramës, që sipas tij ‘do të eliminojë fizikisht kundërshtarin sepse e ka shndërruar në një kryeministër të pakallur’.

Berisha kujton kërcënimin e Shullazit ndaj kreut të PD-së dy vite më parë dhe thotë se ‘Rama duke parashikuar fundin e tij në burg, të paktën 35 vjet vetëm për një çështje, është i aftë të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij”.

Ish-kryeministri ‘kërcënon’ kreun e qeverisë, duke i thënë se do përballet me ndëshkimin më të rëndë personal.

DEKLARATA E BERISHËS:

Pas kërcënimit ndaj Bashës qëndron fiks Edi Rama!

Rama pranon se qëndron ai vet me mafien e tij shtetërore prapa kërcënimit ndaj Bashës! Ai me pohimin e tij gazetarëve u tha: mos kujtoni se e kam bërë unë!

Të dashur miq, prej dy ditësh mediat ziejnë për një atentat te mundshëm kundër Bashës. Natyrisht në këtë rast gjëja e parë që të shkon ndërmend është një organizim i mafies dhe krimit të organizuar qeveritar me në krye direkt Edi Ramen, i cili e shef se Basha e ka shndërruar atë në kryeministër të pakallur dhe rruga e vetme për t’u kapur pas një fije bari është eliminimi fizik i kundërshtarit.

Ky arsyetim bazohet në:

Së pari cilido që analizon me qetësi të dhënat arrin në përfundimin se kemi të bëjmë me një pistë zyrtare mafioze.

Së dyti dy vite më parë Rama angazhoi kryebanditin e Tiranës për t’i çuar Bashës direkt, nëpërmjet zonjës Ademi, asokohe deputete e PD mesazhin e Edvinit “mbylle gojën ose kokën”! Ky kërcënim u denoncua publikisht nga PD dhe media por Shullazit, të porositur nga Edvini i tij nuk i hyri gjembi në këmbë përkundrazi iu shumëfishuan fuqitë.

Së treti, Edi Drama, duke parashikuar fundin e tij të sigurt në burg, të paktën 35 vjet vetëm për një çështje, është i aftë të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Prandaj ai sot, duke pohuar mori përsipër autorësinë e skenarit për destabilizimin e vendit, deklaroi atë që ka përgatitur vet pasi nuk arriti nuk guxojë të mohojë skenarin e destabilizimit të vendit për të shpëtuar lëkurën e tij.

Së treti, cilido që ka ndjekur me vëmendje sjelljet, manierizmat, fjalët e Ramës tre javët e fundit konstaton se Rama është jo vetëm i sëmurë por edhe i pakurueshëm. Ai ka humbur jo gjumin por mendjen!

Me këtë rast i themi kreut të meduzës të krimit të organizuar Edi Rama, se për çdo përpjekje kundër liderit të opozitës apo anëtarëve të saj do përballesh me ndëshkimin më të rëndë personal! sb

Etiketa: edi ramafacebookkercenimilulzim bashasali berisha

Ju sugjerojmë

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
Bota

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

28 Nëntor, 2025 10:31 pm
Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Bota

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

28 Nëntor, 2025 9:10 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
Para
Sherri mes banorëve, Big Brother njofton dënimin e tyre

Sherri mes banorëve, Big Brother njofton dënimin e tyre

Paralajmërimi i Kinës: “Në çdo moment mund të shpërthejë lufta”

Paralajmërimi i Kinës: “Në çdo moment mund të shpërthejë lufta”

Akuzat e Bashës për magazinat e drogës, Xhafaj: Çuam policinë por….

Akuzat e Bashës për magazinat e drogës, Xhafaj: Çuam policinë por….

TE FUNDIT

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
28 Nëntor, 2025

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës dhe Zyra Speciale e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAPO) bastisën ambientet të lidhura me...

Lexo më shumë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com