Bota

Pas kaosit rinisin fluturimet në aeroportin e Hong Kongut


               Publikuar në : 08:20 - 14/08/19 |
xhu lia

Në aeroportin e Hong Kongut kanë rifilluar fluturimet, pas një nate kaosi ku protestuesit pro-demokracisë u përleshen me policinë.

Fluturimet po zhvillohen siç ishin planifikuar, megjithëse disa ende mbetën të vonuar ose u anuluan.
Qindra fluturime u anuluan dy ditët e kaluara pasi protestuesit zaptuan aeroportin.

Më 13 gusht, shpërthimi i dhunës në aeroport, një nga më të ngarkuarit në botë, përfshiu protestuesit që rrahën dy burra për të cilët dyshohet se ishin agjentë të fshehtë kinezë.

Qeveria kineze dhe Hong Kongu dënuan “aktet puthuajse terroriste” të demonstruesve, dhe përsëritën mbështetjen për autoritetet lokale, për të ndëshkuar ashpër ata që janë përgjegjës.

Hong Kongu ka hyrë në javën e dhjetë të protestave antiqeveritare të nxitura nga një projekt-ligj që do të lejonte që të dyshuarit të përballen me gjyq në Kinë.

Projekt-ligji u pezullua përfundimisht, por kërkesat e protestuesve janë rritur duke përfshirë dorëheqjen e udhëheqëses së Hong Kong-ut, Carrie Lam, zgjedhje të drejtpërdrejta, shpërbërjen e legjislaturës aktuale dhe një hetim mbi brutalitetin e dyshuar të policisë.

Hong Kong është pjesë e Kinës, por gëzon më shumë autonomi sesa rajonet e tjera kineze.

 

Pas