Edhe pse gjithmonë e ledhatuar nga dashuria e fansave, ka qenë një periudhë e vështirë kjo për Luana Vjollcën.
Pasi fansi i fiksuar pas saj u arrestua dhe Luana bashkë me Krenarin kanë dhënë deklaratat përkatëse në polici, moderatorja e ka ndjerë të nevojshme të largohet nga Shqipëria.
Ndërkohë që u distancua nga rrjetet sociale bashkë me të dashurin, moderatorja është nisur në udhëtim destinacioni i të cilit ende nuk dihet.