Pas humbje me Turqinë, Kombëtarja shqiptare ka nisur stërvitjen për ndeshjen e radhës, e cila është e vlefshme për Europianin e 2020-ës.
Kombëtarja e futbollit do të luaj ditën e hënë kundër Moldavisë. Ashtu si ditën e djeshme edhe sot lojtarët e kombëtares zbritën në fushën e blertë për t’u stërvitur, pasi koha është shumë e paktë për të përgatitur sfidën.
Gjatë stërvitjeve lojtarët kanë pasur performancë të mirë, ndërkohë, pritet që trajneri Reja së bashku me kapitenin e skuadrat të dalë sot pasdite në një konferencë për mediat./ Opinion.al E.Xh.