Ka nisur me incident ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë, pasi organizatorët e ndeshjes kanë ngatërruar himnin e Shqipërisë dhe në vend të tij kanë vendosur një tjetër.
Ndërkohë, lojtarët komunikuan me gjyqtarin kryesor dhe më pas është vënë himni shqiptar. Po sikur mos mjaftonte ky incident, pasi u vunë dijeni për ngatërimin e himnit, në altoparlantët e stadiumit u dëgjuan organizatorët që kërkuan falje, por përsëri bënë një tjetër gafë duke u shprehur se u kërkonin falje tifozëve të Armenisë, jo të Shqipërisë, për gabimin që ishte bërë me ngatërrimin e himnit në minutat e para. Ndeshja e sotme është e vlefshme për eliminatoret e Europianit./ Opinion.al E.Xh.