Pas përfundimit të fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha protestuesit kanë nisur të hedhin shishe molotov drejt godinës së Kryeministrisë.
Gjithashtu në drejtim të efektivëve janë hedhur pankartat që protestuesit mbanin në duar, por edhe shashka dhe sende të tjera.
Menjëherë pas tensionimit të situatës, pas kordonit të parë të policisë janë pozicionuar me shpejtësi efektivët e repartit “Shqiponja” dhe forca të FNSH-së.