Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pas fitores së tij për Reformën, Meta do përpiqet të rrëzojë Ramën”

2016/07/22 at 6:47 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Stadiumi – model i duhur në vendin e paduhur

Nga Eduart Zaloshnja

Në ditët që do të vijnë, ka gjasa të mëdha qe Berisha, Basha etj. të mundohen të bindin publikun, se falë qëndresës së tyre, Rama u tërhoq nga një draft i reformes ne drejtesi, që kishte këtë e atë të keqe.

Nga ana tjetër, ka gjasa të mëdha qe Rama, Xhafa etj, të mundohen të bindin publikun se PD-ja iu nënshtrua vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë.

Pas deklaratave të tyre, ka gjithashtu gjasa të mëdha të nisë në internet e televizion një betejë e fortë komentesh e analizash, për të përcaktuar se kush ishte fituesi e kush humbësi në betejën për reformën në drejtësi. Dhe kuptohet se ata që duan të besojnë Ramën, do të lexojnë e dëgjojnë me vëmendje argumentat pro tij, dhe ata që duan të besojnë Berishën e Bashën, do të bëjnë të kundërtën.

Ndersa ata qe jane mosbesues ndaj politikaneve, thjesht nuk do t’í degjojne.

Ndërkohe, ndjekësit e Metës, do të jenë në pritje të diçkaje tjetër.

Dihet që Meta ka kohë që është ftohur me aleatin Rama.
Në shtatorin e vjetshëm, pas sulmeve të përqëndruara të Bashës vetëm ndaj Metës, ai tha nga Çorovoda se “ishte krijuar një situatë paradoksale, ku pothuaj po deklarohej se mazhoranca Meta-Meta po e shtypte opozitën Rama-Basha”. Dhe pas kësaj sarkazme, ai i dërgoi një mesazh publik Berishës, duke thënë: “Doktori e di që unë jam malësor Skrapari, dhe kur them ‘Po’, them ‘Po’”.
Qysh prej asaj dite, pushuan sulmet e PD-së ndaj Metës, dhe artileria e saj iu drejtua vetëm Ramës.

Gjatë gjithë këtij viti, lufta e heshtur në distancë mes dy aleatëve Rama e Meta ka vazhduar me uljet e ngritjet e veta, dhe e arriti kulmin kur Meta deklaroi se miratimi i reformës duhej të shoqërohej me një qeveri teknike, e cila duhej ta çonte vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.

Në fakt, pasi ambasadorët Lu e Vlahutin refuzuan të merrnin pjesë në një takim për reformën, ku mund të diskutohej edhe qeveria teknike, Meta u tërhoq nga ajo deklaratë. Por “Poja” e thënë Doktorit nga Çorovoda s’ka gjasa të ketë vdekur.

Një mosvotim i reformës në drejtësi nga PD-ja mund të shënonte vdekjen e asaj “Poje”, sepse kuotat e PD-së do të binin aq shumë, sa çdo koalicion i mundshëm i LSI-së me të (parazgjedhor apo paszgjedhor) nuk do të ishte i suksesshëm.
Dhe në fakt, Meta nuk la gur pa lujtur, që të arrihej në një draft të pranueshëm për të gjitha palët.

Pas fitimit të kësaj beteje, Meta mund t’i rikthehet projektit të tij për qeverinë teknike, që “duhet ta çojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme”.
Dhe për ta realizuar këtë projekt, Metës e Doktorit u duhet një sebep dhe 71 vota në Kuvend, sepse Rama nuk ka ndërmend t’ia lëshojë me dëshirë karrigen e tij një kryeministri “teknik”.

Dhe në qoftë se ky projekt nuk materializohet, Meta do të mundohet që, së bashku me Doktorin, ta tejkalojë numrin magjik 71 në qershorin e vitit të ardhshëm.

Ju sugjerojmë

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

23 Maj, 2025 8:36 pm
Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën
Aktualitet

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

23 Maj, 2025 8:13 pm
Para

Gjermani/ Të shtëna me armë në qendrën tregtare, 15 viktima

Pak ditë para lojrave Olimpike, 45 sportistë kapen me doping

Pak ditë para lojrave Olimpike, 45 sportistë kapen me doping

Plagoset një efektiv policie në Tiranë

Shkodër/ Gjendet një trup i dekompozuar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
23 Maj, 2025

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD)-ASHM) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi certifikoi sot rezultatet...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
23 Maj, 2025

GJKKO ka publikuar vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudina Palloj...

Lexo më shumë

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
23 Maj, 2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se prioriteti i vendit të tij është dërgimi i ndihmave humanitare në...

Lexo më shumë

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
23 Maj, 2025

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com