Ditën e sotme është bërë publike në rrjet se këngëtarja Zajmina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës, në degën e Shijakut.
Lajmi është shoqëruar mr një document zyrtar ku duket se Vasjari e ka marrë emërimin në qershor të këtij viti.
Lidhur me këtë situatë Zjmina ka reaguar për herë të parë në rrejetet socizale teksa ka postuar një video të vogëlushes së saj.
Ajo ka ndarë në Instastory me ndjekësit e saj një video, me anë të së cilës tregon se këtë fundjavë ka zgjedhur ta kalojë në det, me një jaht super luksoz.
“Paçi një fundjavë të këndshme”, është mbishkrimi që modelja ka zgjedhur për videon, në të cilën duket edhe vajza e saj e vogël, e kthyer me kurriz nga kamera.
Me këtë postim, me gjasa Zaimina ka treguar se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët për postin e saj të ri dhe se ka vazhduar pushimet e qetë.