Schweinsteiger e ka pranuar me qetësi eliminimin e Gjermanisë nga Kupa e Botës.
Për ta harruar sa më shpejt atë që ndodhi, ai u mundua të thumbojë dy skuadra të mëdha, Italinë e Holandën, që nuk kanë marrë pjesë në Botërorin e Rusisë.
“Kush mendoni se është favorit për Kupën e Botës? Hmm është e vështirë për të zgjedhur, mendoj se Italia dhe Holanda kanë shanse…”, u përgjigj me shaka Schweinsteiger.
Gazetari nisi të qesh, gjermani e pyet; “A je duke qeshur?”, kurse gazetari menjëherë edhe ai në formë shakaje, i thotë “ndoshta edhe Amerika”, e cila gjithashtu nuk është në Kupën e Botës.
https://www.youtube.com/watch?v=-9c9yHtNnEw