Sport

Pas dy humbjeve, Roma fiton ndaj Genoa-s


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 19/01/20 |
Opi Nion

Pas humbjes ndaj Torinos dhe Juventusit, Roma ka mundur të marrë një fitore bindëse 1-3 në transfertë ndaj Genoa-s.

Skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca ka dominuar totalisht ndeshjen e sotme. Turku Under ishte autor i golit të parë, ndërsa më pas vendasit realizuan një autogol, ndërsa boshnjaku Dzeko e vulosi rezultatin në 1-3 pas golit të Pandev të vendasve.

Me këtë fitore, Roma mban përkohësisht e vetme vendin e katërt në renditje, i cili të siguron një vend në Champions League, në kuotën e 38 pikëve. Por Atalanta mbetet aty pasi ndodhet në kuotën e 35 pikëve, me një ndeshje më pak./ Opinion.al

Pas