Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas divorcit e ëma nuk i lë djalin babait! Fëmija: Te mami të gjithë më shajnë

2022/07/05 at 9:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas divorcit e ëma nuk i lë djalin babait! Fëmija: Te mami të gjithë më shajnë

“Stop” shkoi në Pogradec, ku Gurisel Selimllari tregoi se është divorcuar me gruan dhe nga martesa kanë një djalë. Gjykata vendosi që babai ta takojë djalin çdo të premte për dy orë në zyrën përmbarimore.

“Ky takim me fëmijën nuk realizohet, shkaku i parë është se nëna nuk e sjell fëmijën në takim dhe shkaku i dytë është se zyra përmbarimore nuk po e realizon këtë qëllim. E dyta është që unë kam hapur një gjyq, që në datën 17 Dhjetor dhe është marrë vendim i prerë që ta takoj nga e premtja në të dielën. Por ky vendim nuk po del akoma. Asnjëherë nuk jam çmallur me fëmijën tim sepse është shumë pak koha që ajo ma ka sjellë. Edhe ato dy orë ma ka sjellë me probleme”, tha denoncuesi.

Por takimi nuk realizohet, pasi e ëma nuk e sjell djalin siç e kërkon vendimi gjyqësor. Gjithashtu në vitin 2021 është bërë ndryshimi i vendimit për pjesën e takimit, por nuk është zbardhur nga gjyqtarja Luljeta Kolonja.

“Stop” takoi gjyqtaren dhe ajo thotë, se ka patur shumë ngarkesë, por do ta zbardhë vendimin shumë shpejt.

“Zotëria biles është interesuar dhe më përpara kështu që me patjetër do ta marr vendimin, por nuk është vetëm ai. Për shkak të ngarkesës dhe nuk ka arsye tjetër”, u shpreh gjyqtarja.

Pas dy vjetësh përmbaruesi shtetëror i vë gjobë ish-bashkëshortes së Guriselit, që nuk sjell fëmijën, ta takojë i ati.

“Ajo ka sjellë dhe probleme, arsye se nuk do fëmja, e kam sëmurë, apo se ndodhet në fshat. Nuk e ka paraqitur fëmijën në zyrë për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimit. Nuk e ka zbatuar rregullisht. Në momentin kur nuk zbatohen vendimet e gjykatës, marrim masa, dhe do të dënohet me një gjobë. Kjo është gjoba e tretë që ka marrë në dosje”, u shpreh përmbaruesi.

Përmbaruesi: Pse nuk jeni paraqitur sot, bashkë me Emanuelin?

Axhire Buna: Kemi bërë një marrëveshje mo Klevis, vjen e merr këtu.

Përmbaruesi: Unë s’kam një marrëveshje të tillë, dhe nuk pranoj marrëveshje.

Gazetarja: Ju keni detyrimin ligjor që fëmijën duhet ta sillni në zyrën përmbarimore të Pogradecit dhe këtë nuk e luan askush! Detyrimi juaj ligjor është ta sjellësh në zyrën e Përmbarimit dhe jo hajde, merre, hajde mos e merr. T’i ndajmë gjërat.

Axhire Buna: Vjen në Zyrën e Përmbarimit, jo mos hajde në Zyrën e Përmbarimit, do vij ta marr te “mishi”.

Gazetarja: Jeni për kallëzim penal të dy.

Axhire Buna: Tashi do luajmë cingla. Po, po në rregull. Të marr tim shoq, të vendos, si do bëjmë. Në rregull!

Me ndërhyrjen e “Stop”, Gurisel Selimllari realizoi takimin me djalin e tij. Mirëpo ai ka vënë në dispozicion disa video dhe pretendon se djali dhunohet edhe nga njerku. Ai shprehet se djali ka shumë dëshirë që të rrijë me të atin.

Babai: Do ikësh me mamin! Babka do vijë të të marrë prapë.

Fëmija: Jooo, jooo, joo..!

Babai: Do vijë prapë të të marr babka prapë, për 2-3 ditë.

Fëmija: Jooo, jooo!

Babai: Ku do të vesh ti, mo Eli?

Fëmija: Do vej te ty.

Babai: Po nga mami pse s’do të vesh?

Fëmija: S’dua të vej!

Babai: Po nga mami pse s’do të rrish?

Fëmija: Të gjithë! Më shajnë!/ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Dy ministrat kryesorë largohen nga kabineti i Boris Johnson

Dy ministrat kryesorë largohen nga kabineti i Boris Johnson

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Meta thirrje Ministrisë së Mbrojtjes: Në Krujë janë djegur 10 hektar pyje

Meta thirrje Ministrisë së Mbrojtjes: Në Krujë janë djegur 10 hektar pyje

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com