Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në jug të vendit. Pas Dhërmiut, ku zjarri rrezikon disa banesa në Gjilekë, zjarri ka përfshirë dhe një zonë në Llogara.
Në zonën ku është regjistruar vatra e zjarrit, kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm.