Pas një fushate të “zjarrtë” ku dominuan videot e tij në rrjetet sociale, kreu i Koalicionit EuroAtlantik Lulzim Basha ka mbyllur zyrat që përdoreshi si seli qendrore e këtij subjekti politik, në rrugën “Donika Kastrati” në Tiranë.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e tij lidhur me këtë veprim, pas rezultatit tejet të dobët në zgjedhjet e 11 majit, megjithatë mbetet për t’u parë nëse Basha do të tërhiqet përfundimisht nga politika apo “lufta” e tij për të marrë vulën e Partisë Demokratike.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Basha nuk mori dot më shumë se 1.38% të votave në rang vendi, duke marrë “goditje” të madhe edhe në kryeqytet.
Bëri një pauzë dy vjet, për t’u rikthyer fuqishëm në skenë politike. Por shifrat dhe rezultati zgjedhor nuk thonë të njëjtën gjë. Nuk siguroi mandat në asnjë qark dhe mbështetja me vota ishte shumë e ulët.
E vetmja gjë që do mbajmë mend nga Basha në periudhë fushate, janë video-mesazhet drejtuar kryeministrit të zgjedhur për herë të katërt rradhazi, Edi Rama./ Tv Klan